Pse Meghan dhe Harry nuk do të lindin fëmijë të tjerë

Më 4 qershor, erdhi në jetë vajza e princ Harryt dhe Meghan Markle. Lilibet Diana iu bashkua vëllait të saj të madhe Archie Harrison, dhe mesa duket familja mbretërore me 4 anëtarë është e kompletuar.

Ndërsa princi William dhe Kate Middleton kanë 3 fëmijë, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, Duka dhe Dukesha e Sussex mesa duket  nuk do të kenë më të tjerë.

Në korrik të vitit 2019, Princi Harry në një intervistë për Vogue Magazine, foli për dëshirën e tij për të ndihmuar mjedisin duke kufizuar numrin e fëmijëve që ai do të kishte.

Harry tha: “Unë mendoj se për shkak të njerëzve që kam takuar dhe vendeve ku kam pasur fatin të shkoj, kam krijuar një lidhje të ngushtë me natyrën. Kjo është arsyeja pse nuk do të kem shumë fëmijë”.

Gazetarja iu përgjigj duke qeshur: “Jo shumë!”, duke iu referuar numrit të fëmijëve.

Harry tha: “Dy, maksimumi!”

Pra, nëse Harry është ende në të njëjtën pikëpamje dhe nëse Meghan mbështet burrin e saj, ne nuk do të shohim më një tjetër foshnje të Sussex në të ardhmen./albeu.com


Shtuar 7.06.2021 15:44