“Pse je kaq negativ, ne që i kemi makinat për qejf na e çon 10 milek naftën”, Rama – komentuesit: Lufta nuk pranon halle “qejfi”

 Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” shpjegoi me pika situatën në të  cilën vendi jonë ndodhet sa i përket krizës energjitike që ka prekur të gjitha vendet.

Ai përsëriti faktin se Shqipëria është i vetmi shtet që nuk ka rritur asnjë lek faturën e energjisë elektrike, por ajo e naftës vazhdon të “fluturojë” pasi sipas tij është një treg tërësisht privat.

Menjëherë pas postimit, një qytetar i komenton duke e quajtur njeri negativ dhe këshillon kryeministrin ta përgjysmojë çmimin e energjisë, naftës dhe mallvare. Ai ankohet se dhe makinën që e ka për qejf nuk mund ta përdorë më si më parë, duke “kërcënuar” Ramën me protesta dhe rrëzim qeverie.

Kryeministri ashtu siç e ka bërë traditë tanimë, nuk ngurron t’i kthejë përgjigje komentuesve të tillë.  Ai i replikon qytetarit se nëse kjo recetë e tij do të vihej në zbatim, vendi do të binte për dy muaj me keq se në 97’.  Rama i kujton komentuesit po ashtu, se në kohë luftë nuk pranohen hallet e qejfit.

Komenti i qytetarit: “Zoti kryeminister pse jeni kaq njeri negativ pse nuk ja jepni energjin prodhuesit me gjysem cmimi edhe naften trasportit publik edhe mallrave me gjysem cmimi edhe ne qe i kemi per qejf makinat na i coni 10 mij leke naften po te lumte ty qe paskemi qene popull shum kote ne se e di une si e do ti te mbildhemi 1 milion ne shesh edhe te rezojme qeverin te vij nje qeveri teknike me dekam e me specialist fushe.”

Përgjigja e Ramës: “Nuk e di ne cilen shkolle i kane mesuar disa te tilla receta cudiberese, po di qe nese do vihej ne jete kjo recete atehere Shqiperia do binte per dy muaj ne nje humnere me te zeze se sa ajo e vitit 1997! Po mjafton vetem fjalia “ne qe i kemi qejf makinat na i coni naften 10 mij lek” per te kuptuar se keto receta nuk kane lidhje me boten reale, ku ka plasur lufta qe po i ngre cmimet ne stratosfere dhe qe imponon rezistence me shpirt nder dhembe e nuk pranon halle “qejfi”….”


Shtuar 9.03.2022 11:40