“Pse e vrava dhe si e sigurova armën”, ekzekutoi Arben Lleshin në qelinë e burgu, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt

“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit mesditën e së premtes (15 Dhjetor).

I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Por sipas Lalës, kjo alibi e tij është rrëzuar nga prokuroria, pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Aktualisht në polici janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut, civilë por edhe policë. Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.


Shtuar 16.12.2023 10:50