PSD e Tom Doshit, surpriza e zgjedhjeve! Sa shqiptarë i besuan votën?

Surpriza e zgjedhjeve të 25 Prillit është partia PSD e Tom Doshit.

Ndërkohë që sapo kishte nisur numërimi, kryetari Tom Doshi dha dorëheqjen nga kandidimi i tij duke ia lënë mandatin kandidatëve në listë.

Deri në këto momente, ora (21:47), Tom Doshi ka siguruar 2 mandate dhe 24 mijë e 435 vota nga shqiptarët. Në këtë mënyrë PSD, deri tani është partia e katërt më e votuar në vend.

Konkretisht numri i votave pwr ccdo qark:

Qarku Shkodër-12661
Qarku Kukës-183
Qarku Lezhë-216
Qarku Dibër-413
Qarku Durrës-263
Qarku Tiranë-7147
Qarku Elbasan-526
Qarku Fier-666
Qarku Berat-269
Qarku Korçë-870
Qarku Vlorë-540
Qarku Gjirokastër-472

 

 

 


Shtuar 26.04.2021 22:05