“Ky djalë dhe unë jemi shkolluar në këtë vend, kemi punuar në këtë vend dhe jemi munduar ta ndërtojmë gjithçka me djersën tonë, pa i bërë keq askujt. Nëse ka sadopak drejtësi dhe humanizëm në këtë vend, sot kam nevojë për të gjithë ju. Kam nevojë për zërin tuaj, për mbështetjen tuaj, që të mos humbasim një djalë, një vëlla dhe një bashkëshort. Ju përgjërohem të gjithëve, mos heshtni! Më ndihmoni të luftoj për të. Brikeni po lufton me jetën dhe unë ndihem e vetme përballë kësaj situate. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Ju lutem, mos më lini vetëm në këtë luftë. Mos e lini Brikenin vetëm!”, shprehet ajo.
Apeli i Marjonelës vjen në një moment tepër të vështirë për familjen Tuci, ndërsa 34-vjeçari vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Familjarët kërkojnë solidaritet dhe drejtësi, ndërsa shpresojnë që gjendja shëndetësore e Brikenit të përmirësohet.
Të lidhura
None found








