Nuk kanë fund çudirat në këtë vend. Pasi i hoqën pasaportën diplomatike, ditën e sotme është zbuluar se nën patronazhimin nga PS ka qenë edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Ky i fundit mbahej nën vëzhgim nga patronzhisti i PS, i cili raportonte në parti rreth teknikut 64 vjeçar. Sa i përket preferencave, De Biasi është vendosur në listën e njerëzve “pa informacion”
Bie në sy që personi që e mbante në “survejim” De Biasin quhet Alban Hoxha. Për korrektesë: deri më tani nuk kemi asnjë informacion që konfirmon se kemi të bëjmë me portierin e Partizanit dhe të Kombëtares shqiptare.