Teksa po mbahet protesta kundër rritjes së çmimeve përpara Kryeministrisë, duket se protestuesit ditën e sotme kanë zgjedhur një tjetër strategji për arritjen e objektivave të tyre.
E paralajmëruar edhe në protestën paraardhëse, duket se protestuesit mund të vendosin të qëndrojnë në shesh dhe të mos largohen sapo t mbarojnë fjalimet, siç kanë bërë në protestat e tjera.
Mbetet për t’u parë nëse kjo strategji e tyre do të vihet në zbatim apo jo.
Kujtojmë se protestat nisën fill pas rritjes drastike të çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore./albeu.com/