Protestuesi i sulmuar nga Braçe: Më quajtën drogaxhi, mora 500 kërcënime, por diaspora qëndron e patrembur

Qytetari që një ditë më parë u përfshi në një konfrontim të ashpër me deputetin socialist Erion Braçe, iu drejtua sot turmës në shesh për të ekspozuar fyerjet dhe kërcënimet e pësuara që nga ajo ngjarje, duke përcjellë njëkohësisht një qëndrim të prerë nga ana e diasporës.

Ai rrëfeu hapur para të pranishmëve dinamikën e përplasjes dhe mënyrën sesi u etiketua nga ligjvënësi i mazhorancës.

Të lidhura

None found

“Dje më sulmoi Erion Braçe. Më quajti drogaxhi. Ne nuk trembemi, nuk kemi frikë. Diaspora nuk ka frikë! Nuk u trembemi kërcënimeve tuaja!” deklaroi ai me vendosmëri të plotë.

Më pas, ai zbuloi se që prej incidentit është vënë në shënjestër të një furie kërcënimesh, duke theksuar se ky është modeli që ndiqet ndaj kujtdo që guxon të flasë pa u mbuluar.

“500 mesazhe më kërcënonin, por nuk ka problem! Çdo njeri që thotë të vërtetën sulmohet. Diasporën e quajnë të pavlerë kur nuk është në krahun e tyre,” u shpreh protestuesi para turmës së mbledhur.


Shtuar 15.07.2026 21:40

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbet girişbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet