Gazetarja Marina Ovsyannikova, e cila protestoi live gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror rus kundër luftës në Ukrainë do të raportojë tashmë edhe për gazetën si edhe kanalin televiz të lajmeve Die Welt, shkruan The Guardian.
Marina Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla për shkeljen e ligjeve të protestës në Moskë më 15 mars 2022. Ajo u dëgjua gjithashtu teksa tha”Ndal luftën!” në mënyrë të përsëritur.
Marina mbante gjithashtu një tabelë ku shkruhej: “Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë.”
Ajo gjithashtu publikoi një video të regjistruar paraprakisht në të cilën shprehte turpin e saj për punën në Channel One dhe përhapjen e “propagandës së Kremlinit”. Në intervistën e saj të parë pas incidentit, gazetarja ruse i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve se shpresonte që protesta e saj të mos ishte e kotë dhe populli rus do të shqyrtonte më me kujdes propagandën e luftës./albeu.com