Protesta “të egra” në Greqi pas vrasjes së 20-vjeçarit, komuniteti rom bllokon rrugët, djeg goma dhe qëllon me gurë policinë

Vrasja e një 20 vjeçari Rom ka futur në kaos Greqinë pas shpërthimit të protestave anembanë vendit.

Sipas informacioneve, 20 vjeçari u vra ditën e shtunë, pasi policia ishte vënë në ndjeke të tij.

Ai dyshohej se kishte kryer një vjedhje në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Ata shpërfillën sinjalin e policisë për të ndaluar duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas një ndjekje në zonën e Peramës automjeti ku po udhëtonte 20-vjeçari, u bllokua nga policia.

Disa miq të tij kanë shpërndarë video në Tik Tok, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.

 

Shumë pjesëtarë të komunitetit rom kanë organizuar protesta duke bllokuar rrugët kryesore në qytete të ndryshme në të gjithë vendin dhe duke i vënë flakën gomave. Ata kërcënojnë se në rast se nuk vihet drejtësia në vend, do të përshkallëzojnë lëvizjet e tyre,

Ata kanë qëlluar me gurë forcat e policisë, ndërsa prej tyre dogjën një automjet në Attiki Odos. Shtatë oficerët e policisë që u përfshinë në ndjekjen e përgjakshme në Peramë do të dalin para hetuesve të mërkurën e ardhshme. Ata do të përballen me akuzën e vrasës.

Gjatë ngjarjes së një dite më parë u regjistruan më shumë se 30 të shtëna armës. Armët e zjarrit të përdorura nga policia janë dërguar në drejtorinë e hetimit për verifikim./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 19:15