Protesta e Partisë Demokratike ka nisur me tensione. Protestuesit kanë hedhur molotovë, teksa po drejtohen drejt kryeministrisë, së bashku me Kryedemokratin Sali Berisha dhe demokratët e tjerë.
Berisha është pritur nga qindra mbështetës demokratë edhe para selisë blu dhe më pas janë nisur drejt Kryeministrisë, ku janë grumbulluar edhe protestuesit e tjerë.



