Protesta në Laprakë, ARRSH: Ndërhyrje e nevojshme për të menaxhuar trafikun te ish-Dogana

Pas protestës së nisur pak minuta më parë e cila vijon ende për bllokimin e rrugës kryesore në Laprakë, ka reaguar ARRSH-ja.

Drejtori i saj, Ergys Verdho është shprehur se rruga është bllokuar si pasojë e menaxhimit të trafikut te ish Sheshi Shqiponja.

Njoftimi për media:

Si pasojë e planit të menaxhimit të trafikut te ish sheshi Shqiponja faza 4.5 ka lindur nevoja për të bërë këtë modifik të lëvizjes së automjeteve për të mos patur një bllokim dhe kaos në kryqëzimin e rrugës “Vangjel Noti “ me rrugën “Gjergj Legisi”.

Për këtë arsye:

Kryqëzimi i Rrugës Vangjel Noti me rrugën Buna, ardhja nga Petrit Radovicka që vijon me rrugën Vangjel Noti, do devijojet majtas tek shinat e trenit në drejtim të rrugës Buna për të dalë tek Jordan Misja, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i I.

 

 


Shtuar 12.04.2021 18:12