Protesta kundër rritjes së çmimeve, protestuesit djegin rezidencën e kryeministrit (VIDEO)

Shtëpisë së kryeministrit të Sri Lankës i është vënë flaka ditën e sotme nga turma e mijëra protestuesve, të nervozuar dhe agresivë si pasojë e rritjes së çmimeve në vend.

Ngjarja ka ndodhur disa orë pas deklaratës së tij se do të jepte dorëheqjen, sapo të formohej qeveria e re. Protestuesit kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe, duke i vënë flakën banesës.

Sipas zyrës së kryeministrit, Wickremesinghe nuk ishte në rezidencë në kohën kur protestuesit mësynë në ndërtesë, pasi ishte zhvendosur më parë në një vend më të sigurt.

Në pamjet e publikuara gjerësisht në rrjet, shihet banesa e kreu të Sri Lankës, e gjitha në flakë. Po ashtu, protestuesit kanë sulmuat edhe pallatin presidencial, ndërsa presidenti u zotua se do të jepte dorëheqjen.

Protestat kanë nisur pas pakënaqësive për rritjen e çmimeve, për nivelin e lartë të kostove të jetesës dhe korrupsionit qeveritar./albeu.com