Protesta kombëtare qytetare kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka hyrë në ditën e 114-të.
Pas tubimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Gjatë lëvizjes së tyre, qytetarët kanë përsëritur në kor thirrjen: “Rama jep dorëheqjen”.
Me flamuj kombëtarë në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është akuzuar nga SPAK për disa vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Ndërkohë, në të njëjtën kohë me protestën në Tiranë, kryeministri Rama ndodhet në Michigan, ku po takohet me disa shqiptarë. Edhe aktivitetet e tij në Shtetet e Bashkuara janë shoqëruar me protesta.
