Protesta e opozitës pa fjalime, nuk mungojnë të rinjtë me kapuç të zinj, mbajnë në duar pankarta kundër Ballukut

Protesta e thirrur nga opozita është pa fjalime nga drejtuesit politikë, ndërsa pjesëmarrja është karakterizuar nga prania e grupeve të të rinjve, disa prej tyre të veshur me kapuçë të zinj dhe të pozicionuar në radhët e para të tubimit.

Protestuesit shfaqen duke mbajtur pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta kundër Belinda Ballukut.

Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme në perimetrin e protestës për të garantuar rendin dhe sigurinë.


Shtuar 28.02.2026 19:12