Protesta e dhunshme para selisë blu, Berisha dhe Basha përfundojnë në prokurori

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhej me protestën e 8 janarit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga prokuroria, të cilat thonë se të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit për të zbuluar më shumë rreth zanafillës së ngjarjes.

Ndërkohë nuk është zbuluar ende data dhe momenti që do të paraqiten në prokurori, por bëhet me dije se do të jetë një ditë e afërt./albeu.com/