Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha ditën e protestës në selinë e PD është ruajtur nga 6 punonjës të gardës. Ai ka folur për një plan për të evakuar Bashën dhe lëvizjet që janë bërë brenda selisë blu në mbrojtje të kreut të PD nga protestuesit. Hoxha thekson se Basha nuk ka dalë nga selia.
“E vetmja mënyrë për t’i larguar ishte sulmi fizik dhe kjo tregonte se njerëzit në seli ishin të përgatitur. Kur grupi u ngjit sipër punonjësit e gardës e kanë marrë zotin Basha dhe e kanë hequr nga selia e tij dhe e kanë evakuuar. Basha është mbajtur i vetëm në seli, garda s’e ka lejuar Bashën, ai i ka ndjekur ngjarjet nga televizori, kanë qenë 6 truproje të gardës. Kishte përforcime nga garda. Ai kishte 6, Basha në zyrë kishte 6 truproje, komandantin dhe 5.
Një punonjës i 7 gardës kishte izoluar Enkelejd Alibeajn në një ambient tjetër. Garda republikës atë ditë 2 herë ka planifikuar për ta evakuuar Bashën. Herën e parë e nxorrën nga zyra e vetë. Basha ka komunikuar gjithë kohës në telefon në gjuhë të huaj nuk ka folur në shqip. Basha s’e ka marrë në telefon policinë.
Garda i ka ofruar siguri maksimale. Unë herën e parë thahsë ka 4 truproja ishin shtuar edhe 2, pra 6. Iu dha garanci dhe u mor në ruajtje edhe Alibeaj. Unë nuk besoj se është deklarata e Spartak Brahos që tha se rrezikohet siguria e Enkelejd Alibeajt. Nuk ka lëvizur nga godina Basha gjatë gjithë kohës ka qëndruar aty deri në fund”, tha Hoxha.
Personi që ka telefonuar policinë sipas tij ka qenë Gazment Bardhi. Të vetmit të armatosur që janë konfirmuar deri tani sipas Hoxhës kanë qenë punonjësit e gardës.
“Policia e shtetit cakton një zyrtar i cili quhet pika e kontaktit që e njeh mirë dhe është në gjendje ta lexojë situatën. Personi i parë që ka kërkuar ndihmë ka qenë Bardhi. Ndihma është kërkuar që kur dera e brendshme ka filluar të dobësohet. Që në atë moment ka kërkuar ndihmë, mirëpo policia se shikonte dot se çfarë ndodhte brenda dhe se vlerësonte dot sa e rrezikshme ishte situata.
Policia është vonuar sepse nuk e shihte dot situatën, garda ishte në kat të dytë dhe se shihte po ashtu derën. Të vetmit persona të armatosur kanë qenë punonjësit e gardës. Unë po them të verifikuar. Ndërhyrja e policisë është bërë kur tokmaku shembi derën”, tha ai.