Dy ditë na ndajnë nga protesta e 12 nëntorit përpara Kryeministrisë e thirrur nga opozita.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha si dhe kreu i PL-së, Ilir Meta u kanë bërë shpesh thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.
Por krahas thirrjeve të tyre, ka nisur edhe një aksion për thirrjen e më shumë qytetarëve. Anëtarë të Partisë Demokratike kanë nisur shpërndarjen e fletushkave në Shqipëri, ku bëhet thirrje për protesta.
Siç shihet edhe nga fotot, mbështetësit e PD-së iu shpërndajnë qytetarëve fletushkat, si dhe i vendosin nëpër makina dhe mure.
Në fletushkë renditen 10 arsye, të cilat sipas Partisë Demokratike, ishin të mjaftueshme për të dalë në shesh në datën 12 nëntor. Ndërsa në fletushkën tjetër, renditen 10 pika të paketës anti-krizë.