Prokuroria e Përgjithshme nuk “heton dot vetë”, i kërkon ambasadës së SHBA informacionet për Tom Doshin

Tom Doshi vijon të jetë një ngërç i mafh në këto zgjedhje, për të cilin Ambasada Amerikane nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për informacione lidhur me

kandidatin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Tom Doshin.

Në letër thuhet se në varësi të përgjigjes së ambasadës së SHBA “do të ndërmarrim hapa”

Kujtojmë këtu që ambasada e ShBA në disa reagime ka kërkuar të Tom Doshi të mos jetë pjesë e listave për deputet në zgjedhje. /albeu.com/

Shtuar 30.03.2021 02:03