Gazetarët spanjollë bëjnë foto me flamurin e Kosovës

Gazetarët e televizionit publik të Spanjës janë fotografuar me flamurin e Kosovës.

Ekipi i IndeksOnlinet po qëndron në stadiumin “La Cartuja” para ndeshjes së nesërme midis Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Kosovës, e vlefshme për fazën parakualifikuese në kampionatin botëror “Katari 2022”.

Duke qëndruar në stadium, dy gazetarë spanjollë kërkuan që të fotografoheshin me flamurin e Kosovës.

Kujtojmë se para disa minutave në stadium u vendos flamuri i Kosovës dhe u bën disa teste të himnit “Dardan”./


Shtuar 30.03.2021 14:25