Prokuroria e Tiranës nis hetimet, shoqërohen disa nga punonjësit

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka nisur hetimet pa një dite bllokim të trafikut ajtor në Shqipëri.

Prokuroria po heton për veprën penale Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Oficerët e policisë gjyqësore po kryejnë veprimet për të zbardhur personat që fshihen pas protestëve të kontrollorëve. Ndërkohë ka nisur marrja në pyetje të gjithë kontrollorëve.

Intervistat nga OPGJ-të do të zbulojnë rolin e secilit kontrollor në këtë grevë të nisur që ka shkaktuar bllokimin e të gjithë vendit.


Shtuar 7.04.2021 11:04