Prokurorët belgë “zbarkojnë” në Elbasan, Hoxha jep detaje: Nuk i tregojnë policisë për aksionet, koordinohen me SPAK

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi ardhjen e prokurorëve belgë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të Pakespozuarit”, Hoxha tha se prokurorët belgë kanë “zbarkuar” në Elbasan dhe po hetojnë vrasjen e Bledar Muçës, krahut të djathtë i familjes Çapja.

Ai tha se prokurorët belgë janë koordinuar me SPAK dhe se nuk i kanë njoftuar policinë për ardhjen e tyre.

Belgët nuk janë për herë të parë. Është të paktën tre vjet, që ka shumë veprime, që vijnë dhe i bëjnë vetë. Federalët belgë vijnë vetë dhe i ndjekin. Janë kryesisht hetime që kanë të bëjnë me vrasje.

Kam qenë dy herë vetë në prokurorinë federale belge për të dëshmuar. Ata janë shumë aktivë. Madje ka nga ata që flasin edhe shqip. Kanë ardhur edhe pa lajmëruar fare.

Disa nga ngjarjet që kanë bërë prokurorët belgë të hetojnë, janë disa atentate që kanë ndodhur në Belgjikë, mes tyre dy personazhe financues të organizatave kriminle në Shqipëri. Arjan Spahiu dhe Bledar Muça.

Prokurorët belgë erdhën në fillim të kësaj jave, kërkuan të bëjnë hetime për vrasjen e 22 janarit të vitit të kaluar ku u vra Bledar Muça.

Kanë një person të ndaluar atje, ende nuk e kanë gjykuar dhe afatet, kur ke persona të ndaluar je i detyruar t’ju përmbahesh afateve.

Fakti që erdhën dhe ndërmorën operacion në Elbasan, synimi i tyre ishte ngjarja e Bledar Muçës, krahu i djathtë i familjës Çapja.

Ata dyshojnë se vrasja atje është bërë për llogari të konfliktit që është atje.

Bledar Muça para se të vritej, i është bërë atentat tjetër, por nuk u eleminua aty.

Në Antërp ndodhin vrasjet sepse është porti dhe këta janë grosistë.

Nga hetimet rezultoi se makina ka patur një GPS dhe kanë hetuar në lidhje me këtë. KAnë marrë materiale nga dosje të mëparshme, të dhënat që kanë gjetur edhe në SKY ECC.

Kanë marrë edhe deklarime të personave që kanë statusin e të penduarit.

Shkuan në Elbasan pa vënë në dijeni policinë lokale, e kanë bërë me SPAK-un.

Në rastin konkret, kanë vajtur rreth orë 06:30, kanë kontrolluar banesën dhe biznesin e PEtrit Celës, babait të Suel Çelës.

Kanë sekuestruar pajisje elektronike. Kanë dashur të krijojnë profil të diçkaje që kanë pjesë te hetimit. Kanë gjetur telefonin e vëllait të Suel Çelës.

Suel Çela vijon të jetë person në kërkim.

Rezultati i hetimeve belge, do ta marrim vesh, sepse atje ka persona të arrestuar.

Për pjesën e Shqipërisë, Florenc Capja ndodhet në Abu Dhabi“, tha Hoxha.


Shtuar 26.10.2023 23:07

Tags: , ,