Procesi i numërimit drejt fundit, Mziu shpall fitoren në Dibër

I pari i listës së PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka shpallur fitoren. Në një deklaratë për mediet, Mziu tha se ka pasur një tentativë për të tjetërsuar votën.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm. Arritëm që të marrim një fitore mjaft të mirë dhe të dhimbshme nga përpjekjet kriminale të qeverisë për të tjetërsuar votat. Besoj se kjo fitore i dedikohet atyre që patën pjesë për të votuar numrin 9. Për këtë shpresë kanë qenë më shumë. Që kanë dashur të votojnë por kjo qeveri ka tentuar për të ndryshuar votën dhe ja ka arritur. Për të marrë pse jo 4 mandate por nuk ka instrumente se pati ofensivë për blerje votash. Pro nuk ja arritën shpresoj që në këto pak orë për gjithë Shqipërinë të trokas fitorja.” tha Mziu./albeu.com

Shtuar 27.04.2021 12:04