Pritet të “vulosë” kandidaturat për kryebashkiakë, ja kur mblidhet Kryesia e PD

Partia Demokratike e Shqipërisë mbledh sot në orën 19:00 Kryesinë e kësaj force politike.

Mbledhja vjen pas përzgjedhjes së kandidatëve për ktyetarë në gjashtë Bashkitë e vendit, ku do të garohet në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kryesia pritet të aprovojë kandidaturat e përzgjedhura me anë të votimit një anëtarë një votë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Rrogozhinës, Lushnjës, Vorës e Dibrës.

Në këto zgjedhje të pjesshme lokale pritet të marrin pjesë të gjitha forcat kryesore politike në vend./albeu.com/

Shtuar 3.02.2022 16:00