Policia e Shtetit vijon aksionin për heqjen e kamerave të vendosura nëpër qytet të cilat përdoren nga grupet kriminale për informim.
Gatë orëve të funditjanë hequr kamerrat e vendosura në rrugë në qytetet e Korçës, Tiranës, Dibrës dhe Durrësit.
Ndërkohë janë vënë nën hetim disa shtetas.
Njoftimi:
Në kuadër të fazës së trembëdhjetë të këtij operacioni, duke u mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në zona publike dhe në ambiente të tjera.
Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.
8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.
Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i shtetasve në hetim.
-Në Peshkopi, në vijim të kontrolleve në terren, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe u iniciuan hetimet për shtetasin R. D.
Në total, deri më tani, në qarkun Dibër, janë çmontuar 13 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 5 shtetas.
-Në qytetet Korçë dhe Pogradec, në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 6 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit S. M., J. Xh., A. Ç. dhe Th. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Korçë, janë çmontuar 67 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 28 shtetas.
-Në Tiranë janë çmontuar dhe 4 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. Ll. dhe E. C.
Në total, deri më tani, në qarkun Tiranë, janë çmontuar 224 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 46 shtetas.
-Në Durrës në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 3 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasin D. M.
Në total, deri më tani, në qarkun Durrës, janë çmontuar 57 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 12 shtetas.
Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet.
#angazhimpërkushtimsakrificë?️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?️??️