Momentalisht po zhvillohet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha në Tiranë, kundër nismës së Ballkanit të Hapur.
Ndërkohë mediat serbe kanë shkruar rreth asaj se si mund të përshkallëzojë situata dhe se çfarë pritet të ndodhë në kryeqytet.
Novosti shkruan se protestuesit do të ndahen në dy grupe. Një prej tyre do t’i bëjë pritë presidentit Vuçiç në aeroport.
“Sipas burimeve tona, organizatorë të demonstratës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz më të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha”, shkruan më tej Novosti./albeu.com/