Avokati Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha mban shpresat se Putini mund t’i shpëtojë paratë e korrupsioni.
Komentet ai i bëri përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë është me Putinin.
Sipas avokatit të njohur, të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë janë tani në ankth, se po shohin dekadencën e forcës tiranike Putin, si pasojë e rezistencës së Ukrainës.
Postimi i plotë:
Korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë është me Putinin.
l.
Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë janë tani në ankth, se po shohin dekadencën e forcës tiranike Putin, si pasojë e rezistencës së Ukrainës.
Midis tyre, Saliu ka vënë stemën e Ukrainës në xhaketë, por paratë e korrupsionit ka shpresën t’ia shpëtojë Putini.
Edhe të tjerët vjedhës politikë të shqiptarëve, kështu janë, por nuk veprojnë si i tremburi Sali me stemën e Ukrainës.
Do shihni komedinë tragjike pas një muaji.
ll.
Ukraina po e mposht Rusinë e çorientuar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Psikika e një diktatori absolut krijon konflikte lufte nën një pasion të dyfishtë: ai ka njëherësh dëshirë për pushtet dhe për luftën që i duhet të garantojë pushtetin.
Ky është edhe Putini sot.
Prandaj ka humbur. Nuk mund të ketë më shpresë për të fituar luftën; dhe pas humbjes së tij, do të ketë një ndryshim thelbësor të zhvillimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. I gjithë korrupsioni dhe rusizmi i Ballkanit Perëndimor, shpresoi shumë te Putini.
Tani është në shqetësim, dhe prandaj po gënjejnë në çdo çast nëpër mediat e tyre për ngadhnjimin rus, që nuk ekziston. Por lodhen kot.
Edhe luftën e Ukrainës, kuptohet se skema amerikane antikorrupsion po e drejton. Janë të lidhura. Shembja e Rusisë putiniane e dërmon tërësisht korrupsionin e lartë shtetëror në Ballkanin Perëndimor. Shumë para ka derdhur Putini në mbrojtje dhe në financimin e korrupsionit Shqiptar. Rrëzimi i Vladimir Putinit do t’i zbardhë të gjitha.
Prisni dhe shikoni./albeu.com/