Prindërit i besuan 14-vjeçaren, ky është gardiani i burgut në Greqi që abuzoi me të miturën

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë një Greqi, ku një gardian burgu abuzoi seksualisht me një 14-vjeçare.

Ngjarja e ndodhur në Lesvos dhe rasti ka shkaktuar shumë zemërim, trishtim dhe shqetësim.

Polici, baba i dy fëmijëve të mitur (rreth gjashtë dhe tre vjeç), punonte gjithashtu si trajner volejbolli në një ekip lokal, pjesë e të cilit ishte edhe e mitura.

Sipas Protothema, prindërit e vajzave të ekipit i kishin besuar atij fëmijët që t’ua çonte në shtëpitë e tyre pas stërvitjeve.

Sipas të dhënave deri më tani, punonjësi i policisë ka abuzuar seksualisht me vajzën për shtatë muaj, duke filluar nga janari i vitit 2022, ndërsa në maj ka nisur t’i kërkojë asaj video pornografike.

Në ishull të gjithë ata që e njihnin kanë shtangur dhe sipas informacioneve ekziston frika se 14-vjeçarja mund të mos jetë “viktima” e tij e vetme, shkruajnë mediat greke.

Siç thuhet në dosjen e siguruar nga protothema.gr, “është konstatuar se personi në fjalë ka vepruar në mënyrë sistematike që nga janari i vitit 2022 me gjimnazisten e vitit të 2-të dhe nga muaji maj 2022, duke përdorur një profil në aplikacionin online “Messenger” u përpoq sistematikisht të joshë të miturën me video pornografike”.