Mbrëmjen e djeshme, në “Big Brother VIP”, u shpall i preferuari i publikut Ilir Shaqiri. Por ky komunikim i Arbanës nuk u prit aspak mirë nga publiku, që nga personazhet e famshëm që komentojnë këtë reality show në profilet e tyre në Instagram e deri te mijëra komentues në rrjetet sociale që akuzuan “Big Brother” se ky nuk ishte në fakt vendimi i publikut dhe se votat e tyre nuk janë marrë aspak për bazë.
Ndërkohë Iliri është trajtuar si një nga konkurrentët më të fortë dhe është një ndër banorët i cili e ka përmendur më shumë finalen, shkruan Albeu.com.
A është Ilir Shaqiri i preferuari i vetë produksionit, apo i vetë producentes Lori Hoxha?
Kjo hipotez lind edhe nga një tjetër program televiziv i 7 viteve më parë, “Dancing With The Stars”, ku Ilir Shaqiri ka qenë kryetari i jurisë.
Lori Hoxha mori çmimin e madh dhe u shpall fituesja e Dancing With The Stars ku konkurronte në finale përball një nga konkurrentevë më të forta në atë kohë, Flaka Krelanit.
Fitore kjo e cili u diskutua për vite me rradhë dhe e ndoqi Lori Hoxhën në çdo intervistë me pyetjen nëse e meritoi vërtetë trashëgimtarja e Top Channel.
Një video së fundmi teksa Ilir Shaqiri në “Dancing With The Stars” i numëron Lorit të gjitha aftësita e mira në kërcim, po shihet nga publiku si një nder që ajo po ja kthen sot në “Big Brother VIP./albeu.com/