Presidentja Osmani akuzon Serbinë se ka shkelur marrëveshjen e Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit, vetëm 24 orë pas dakordimit.

Kjo pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u zotua se s’do të respektojë të gjitha nenët, duke përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka shtuar se Beogradi nuk i ka respektuar as marrëveshjet e kaluara.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, siç ndodhi edhe në shkurt, po ndodh edhe në mars, pra tregoi atë që nga dialogu nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike e as juridike. Rrjedhimisht e njoftoi bashkësinë ndërkombëtare që nuk do të zbatojë ato të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi. Teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, rrjedhimisht akoma neni 4 i asaj marrëveshje i cili e obligon Serbinë që mos ta kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në asnjë organizata, mbetet në fuqi”, ka thënë Osmani gjatë një vizite në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Ekonomia Online.

Kosova dhe Serbia e arritën një marrëveshje më 18 mars në Ohër, poqë nënshkrim s’ka pasur. 


Shtuar 22.03.2023 12:33