Kryeministri, Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë ku pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së PS lidhur me publikimin e emrit kandidat për president të republikës.
Ndërkohë pas përfundimit të kësaj mbledhje pritet të kemi një emër final për president të republikës, i cili do të votohet në seancën e nesërme të kuvendit.
Kujtojmë se tre raundet e para dështuan si pasojë e mos propozimit të një emri për president të Shqipërisë nga ana e opozitës./albeu.com