Oerd Bylykbashi bënë të ditur qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit për mbledhjen e katër Grupeve Parlamentare në Krysinë e Kuvendit të mërkurën.
Bylykbashi u shpreh se Alibaj e pranoi marrëveshjen për llogari të Ramës.
Sipas tij Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të diskutuar për presidentin, pasi drejtimin e PD-së e ka Komisioni i Rithemelimit.
“Alibeaj pranon që PS të caktojë opozitën…Albieaj pranoi marrëveshjen për llogari të Ramës. Dhe, pa asnjë tagër ka kërkuar mbledhjen e Grupit Parlamentar për të legalizuar marrëveshjen e tij me Ramën. PD e dënon marrëveshjen e pavlerë, si një akt që synon të krijojë një opozitë marionetë dhe që i garanton presidentin Ramës”, është shprehur Bylykbashi./albeu.com/