Presidenti Begaj takim me studentët e mjekësisë: Profesioni juaj nuk është i zakonshëm, por një mision për t’u shërbyer njerëzve

Këtë të mërkurë, presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka zhvulliar një takim me studentët e mjekësisë.

Në fjalën e tij, Begaj i inkurajoi të rinjtë që të jenë të përkushtuar në profesionin e tyre si një kontribut për shoqërinë, familjen dhe vendin e tyre.

Ghithashtu, Begaj u shpreh se profesioni i mjekut nuk është i zakonshëm, por një mision për t’u shërbyer sa më mirë njerëzve.

Në një takim me studentët i inkurajova ata si profesionistë të mjekësisë t’i shërbejnë shoqërisë.

Profesioni i mjekut nuk është një profesion i zakonshëm si gjithë të tjerët, por është një mision për t’u shërbyer njerëzve që kanë nevojë kurdo dhe kudo.

 Sigurisht secili nga ne ka një mënyrë të zgjedhë të punojë ku të dëshirojë. Por, do doja shumë që ta shikonit këtë profesion si një kontribut për shoqërinë, të shërbeni për familjen tuaj, për vendin tuaj!”, kështu u shpreh presidenti Begaj.


Shtuar 10.07.2024 15:46