Me anë të një postimi në rrjetin social X, presidenti Bajram Begaj, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Kreu i shtetit, shprehet se zbatimi i plotë i marrëveshjes, është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.
“Përshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”,- shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.
Welcomed the ceasefire agreement in Gaza, marking an end to over 15 months of conflict.
I applaud the mediation efforts of the United States, Qatar, Egypt and others.
Full implementation of the agreement is essential for a lasting peace and relief for those affected in the…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 16, 2025