Operacioni “The Hill 2” në Durrës, vihen në pranga dy të dyshuar për shpërndarje droge

Në Durrës është përmbyllur operacioni policor i koduar “The Hill 2”, i fokusuar në goditjen e një rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa zona të qytetit dhe në plazhe.

Në kuadër të këtij aksioni, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë dy shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, ata dyshohen se vepronin së bashku në shpërndarjen e kokainës dhe cannabis sativa, të ndara në doza të vogla.

Të dy u ndaluan në fshatin Rrashbull, ndërsa nga kontrollet personale dhe ato të ushtruara në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të përgatitura për shitje, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal, dy armë të ftohta, konkretisht një shkop bejsbolli dhe një thikë, si edhe tre celularë.

Policia njoftoi se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 1.07.2026 11:00

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio