Presidentët e Iranit dhe Egjiptit bisedojnë për situatën në Gazë

Presidentët e Egjiptit dhe Iranit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Gazë dhe për mundësinë e rivendosjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve të tyre.

Televizioni shtetëror iranian tha më 23 dhjetor se kjo ishte biseda e parë telefonike e zhvilluar mes presidentit iranian, Ebrahim Raisi, me homologun egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.

Të lidhura

None found

Raisi dhe al-Sissi për herë të parë ishin takuar në nëntor në margjinat e një samiti në Riad.

“Raisi tha se Irani ishte i gatshëm të ofrojë të gjitha kapacitetet për të ndalur gjenocidin e kryer nga regjimi Zionist [v.j. referencë për Izraelin] dhe të dërgojë ndihmë për palestinezët”, tha media shtetërore iraniane.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania – ka hyrë në javën e dymbëdhjetë.

‘Boshti i rezistencës’: Rrjeti i Iranit për krijimin e kaosit dhe luftimin e armiqve
Irani publikisht kishte lavdëruar Hamasin pasi kreu sulme të befasishme ndaj Izraelit më 7 tetor, sulme që nxitën luftën, e cila deri më tani ka vrarë mbi 20.000 palestinezë në Rripin e Gazës.

Ndryshe, raportet mes Egjiptit dhe Iranit në përgjithësi kanë qenë të tensionuara dekadave të fundit, edhe pse të dyja shtetet kanë mbajtur një lloj kontakti diplomatik. Biseda e liderëve pason lëvizje të ngjashme të shteteve në rajon, me synim që të ulen tensionet e rritura mujve të fundit.

Arabia Saudite – aleatja e Egjiptit – dhe Irani rivendosën raportet diplomatike më hertë gjatë këtij viti. Ndërkaq. Kajro ka tejkaluar mospajtimet me Katarin dhe ka rivendosur raportet me Turqinë.


Shtuar më 23.12.2023 17:16

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş