Prekëse! Qeni ishte gati të ngordhte, pronari e ngjit me karrocë në malin e tij të preferuar

Një 57 vjeçar ka bërë një veprim prekës duke i plotësuar qenit të tij “dëshirën e fundit”.

57-vjeçari nga Londra e ka marrë qenin e tij të sëmurë, që nuk i kishte ngelur edhe shumë ditë jetë, dhe e ka çuar të vizitojë vendin e tij të preferuar, majën Pen y Fan në Brecon Beacons.

Ai e ka ngjitur në malin e preferuar me një karrocë dore, pasi qeni e kishte të pamundur të ecte. Ngjarja preku zemrat e të gjithëve dhe fotot kanë marrë shumë reagime në rrjetet sociale.

Shtuar 8.07.2021 09:53

Tags: , ,