Prej 13 ditësh në grevë urie, i dënuari në burgun e Burrelit përfundon në spital

I dënuari Vladimir Hoxhaj, me origjinë nga Malësia e Madhe,  i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, prej 13 ditësh ndodhet në grevë urie.

Shkak për këtë grevë, është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Nuk dihet gjendja shëndetësore, ndërsa Hoxhaj vijon të qëndrojë në grevë urie, deri në plotësimin e kërkesave për ta transferuar në IEVP Reç.


Shtuar 31.05.2024 13:37