Samuel Eto është idhull i shumë tifozëve shqiptarë.
Duke djersitur fanellën e Interit, Barcelonës e Chelseat ka fituar edhe zemrat e publikut. Pas një karriere si futbollist aktiv, Samuel Eto është zgjedhur në krye te Federatës së Futbollit të Kamerunit. Një takim si homologë e pati edhe me kreun e FFK-së, Agim Ademi.
Ky i fundit, në një deklaratë për KosovaPress rrëfeu prapaskenat e takimit që u mbyll me një foto. Në këtë takim është diskutuar edhe për një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Kamerunit mund të luhen ë të ardhmen.
Ademi vlerëson ish-sulmuesin edhe për personalitetin duke thënë se si njeri mbetet i dashur dhe i respektuar.
Këtë takim të veçantë. Ademi thotë se e shfrytëzoi edhe për të diskutuar edhe për çështje të tjera, në mesin e tyre edhe zhvillimin e një ndeshjeje miqësore mes Kosovës dhe Kamerunit që mund të realizohet së shpejti, sapo të gjendet një kohë e përshtatshme.
“Normalisht që unë i kam bërë disa marrëveshje me atë të cilat do të pasojnë sepse ne mund të kemi edhe shkëmbimin e përvojave, sidomos të ndeshjeve miqësore. Ai e ka për dëshirë ta bëjë një ndeshje miqësore dhe sigurisht që ne momentin e parë që ne e kemi kohen e mjaftueshme do ta bëjmë një ndeshje me Kamerunin”, bëri të ditur Ademi.
Samuel Eto gjatë karrierës së tij si futbollit ka luajtur 718 ndeshje duke shënuar 359 gola dhe 115 asistime. Me fanellën e Barcelonës, ai arriti të fitojë Ligën e Kampioneve në vitet 2006 dhe 2009, ndërsa në vitin 2010 këtë trofe e fitoi edhe me Interin. Ylli afrikan fitoi gjithsej 25 trofe.