”Pranvera po vjen furishëm”, Meta dhe Basha urojnë Ditën e Verës

Me rastin e Ditës së Verës nuk kanë munguar as  mesazhet e urimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në këtë ditë feste për gjithë shqiptarët, Meta ka dhënë një mesazh të fortë, duke thënë se pas një dimri të gjatë pranvera po vjen fuqishëm.

“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës!” shkruan Meta.

Ndërkohë Basha uron të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe atyre të Elbasanit në veçanti gëzuar Ditën e Verës.

“Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!”, uroi Basha./albeu.com


Shtuar 14.03.2021 09:12