Teksa ky sezon po shkon drejt fundit, Premier League merr një lajm fantastik

Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters është shprehur së fundmi së mendohet që në dy ndeshjet e fundit të kampionatit anglez të ketë në stadiume plot, 10 mijë tifozë.

Premierliga kishte vendosur që t’i kthente tifozët në numër të limituar që nga 17 maji i vitit 2021 duke rishikuar gjithmonë situatën me pandemic.

Fundjava e fundit e sezonit në ligën angleze do të luhet më 23 maj dhe kështu pritet të ketë edhe tifozë të pranishëm, për çdo skuadër që është vendase.

“Shpresojmë që dy ndeshjet e fundit të sezonit tonë do të kenë deri në 10,000 mbështetës për klubet vendase. Ne duhet t’i kalojmë ato hapat e parë në hartën rrugore për të arritur atje, por do të jetë një finale fantastike deri në fund të sezoni”, tha Masters /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 09:09