Prag tragjedie, rrëshket masivi shkëmbor në Librazhd, bllokon rrugën

Një masë e madhe shkëmbore ka rënë ditën e sotme në aksin Librazhd-Bulqizë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz apo në mjete, pasi në momentin që ka ndodhur rrëshkitja nuk ka patur lëvizje.

Sicc shihet edhe nga foto masa shkëmborë mund të kishte shkaktuar edhe tragjedi në rast se në atë moment do të kishin kaluar mjete, për shkak të madhësisë së saj, pord he forcës goditëse.

Rrëshkitja e gurëve ka ndodhur në vendin e quajtur “Guri i Rezit” pak kilometra pasi kalon Librazhdin, ndërsa është bllokuar totalisht rruga.

Ndërkohë janë njoftuar autoritetet për zhbllokimin e rrugës, pasi me dhjetra makina janë bllokuar. Kujtojmë që ky aks rrugor përdoret nga qindra banorë të fshatrave përreth për tu lidhur me qytetin e Librazhdit.

 


Shtuar 13.07.2023 18:29