Polonia mirëpret Biden si një “yll rock-u”, Putin fjalim para elitave: Çfarë ndodhi sot në Moskë dhe Varshavë (FOTO LAJM)

Duke kërcyer në skenë me këngën Freedom nga Kygo, Joe Biden iu bë një mirëseardhje si një yll rock në Varshavë.

Administrata Biden mund të ketë thënë se fjalimi i presidentit amerikan nuk ishte një “kokë më kokë” me atë të Vladimir Putinit, por ndarja e qartë midis dy fjalimeve nuk do të ketë kaluar pa u vënë re.

Fjalimi dy-orësh i Putin u zhvillua para Asamblesë Federale në Moskë dhe u ndërpre vetëm nga duartrokitjet e herëpashershme të politikanëve.

Presidenti amerikan zgjodhi një qasje të ndryshme me një skenë të nivelit të lartë dhe turma që valëvitnin flamujt polakë, amerikanë dhe ukrainas. /albeu.com


Shtuar 21.02.2023 18:53