Policia zbardh detajet: Aldi Rama nuk ka vdekur, qëlloi mbi veten por ka shenja jete!

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi kapjen e Aldi Ramës në Lezhë pasi vrau efektivin e policisë, Saimir Hoxha.

Policia ka zbuluar se i riu ka tentuar vetëvrasjen por është gjetur me shenja jete dhe një gjendje të rëndë nga efektivët e RENEA.

“Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij…”-njofton policia e Shtetit.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij.

Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular. /albeu.com/