Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia një të arrestuar për grabitje me armë.
Bëhet fjalë për Elvis Sejdon të riun qe u vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës për një grabitje të kryer në gusht të këtij viti dhe më pas u la i lirë , pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ishte bërë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale.
Prokuroria kërkoi në seancën e caktimin të masës kërkoi atë të “arrest me burg” , por u kundërshtua nga avokati qe i kërkoi gjykatës lirimin, që u pranua. Sipas akuzës, dokumentacionet për prerjen e fletës së arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kanë kaluar.
Elvis Sejdo, tashmë i liruar nga akuzat, ishte shpallur në kërkim përmes operacionit “Escape” pasi ishte bashkëpunëtor në grabitje në afërsi të qendrës “Kristal” në Tiranë.
Në atë kohë, Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën, ndërsa përfunduan në pranga Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla, ndërsa në kërkim u shpall Elvis Sejdo.