Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 14.04.2024 – 20.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.
Blutë sqarojnë se 16 shoferë janë arrestuar për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 12,315 masa administrative.
Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 12 automjete janë bllokuar.
16 Arrestime për vepra penale në qarkullimin rrugor:
6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.
Masa administrative:
Janë vendosur 12,315 masa administrative gjatë javës, me theks të veçantë në:
774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
8732 masa për qëndrim të gabuar.
Automjete të bllokuara:
Janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.