Një 31-vjeçar është arrestuar në Berat dhe babai i tij është proceduar penalisht për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Nga kontrollet, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 31-vjeçarit, 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në banesën e 56-vjeçarit gjetën 1 armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje.
Njoftimi:
Berat/Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga to.
Sekuestrohen 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese, 56 650 euro që dyshohet se kanë burim veprimtari të kundërligjshme, 1 armë gjahu dhe municion për të.
Arrestohet 31-vjeçari dhe procedohet penalisht babai i tij, posedues të këtyre sendeve.
Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve intensive të kryera nga Policia e Beratit, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtari të ndryshme kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Berat, goditën njëkohësisht paligjshmëri në disa fusha.
Për to u vu në pranga shtetasi D. V., 31 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin B. V., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Kutalli.
Nga kontrollet, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 31-vjeçarit, 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në banesën e 56-vjeçarit gjetën 1 armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.