Policia greke sekuestron 49 kg marijuanë në kufi, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 grek

Policia greke ka ndjekur dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, në njërin nga të cilët u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 49 kg marijuanë.

Në pranga ka rënë një 68-vjeçar grek dhe dy kushërinj nga Shqipëria, 21 dhe 22 vjeç, të gjithë banues në Athinë.

Pasi kishin marrë “mallin” në kufi me Shqipërinë, ata po ktheheshin me dy makina.

Drejtuesi i mjetit, i cili ishte i “ngarkuar” me drogë, sipas informacioneve të “Peloponnisos”, ishte i moshuari dhe dy shqiptarët që ndodheshin në makinën tjetër vepronin si informatorë të 68-vjeçarit për ekzistencën e blloqeve të policisë.

Fitimi nga trafiku i drogës varion nga 97 400 euro deri në 146 100 euro./Albeu.com/


Shtuar 11.10.2023 13:10

Tags: ,