Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona mbrëmjen e djeshme pasi akuzohen për një sërë veprash penale.
Dy persona mbi 40 vjeç u arrestuan pasi thyen masën e “arrestit të shtëpisë”, ndërsa një 29-vjeçar në Fushë-Domje u arrestua pasi kishte aksidentuar një person.
Edhe Policia Rrugore ka arrestuar disa persona që akuzohen se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.
NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE:
Tiranë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H, 45 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banesës. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një peshore elektronike. Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. C, 41 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banesës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit N. L, 47 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. C, 29 vjeç, pasi në fshatin Fushë-Domje, duke ecur indietro me mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin G. L, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
B. M, 17 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes mjetin me drejtues shtetasin G. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. H, pasagjere në mjetin me drejtues G. K, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve;
E. P, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
N. M, 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. L, 35 vjeç, pasi në Kamëz, në bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar tej normave të shpejtësisë të lejuara dhe pa leje drejtimi mjetin tip “BMV” i është bërë shenjë ndalimi dhe në kohën që i janë kërkuar dokumentet, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin N. M, 40 vjeç, sepse nnë fshatin Peqinaj, duke pastruar barishtet me anë të zjarrit, për shkak të erës, zjarri është përhapur dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe ullinjsh dhe një banesë e vjetër e pabanuar. Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./albeu.com