Policia “blindoi” Vlorën, Vija: Po kërkojnë gjurmë për gjetjen e Ervis Martinajt

Gazetari i kronikës së zezë, Ermal Vija, i ftuar në emisionin “Log.” ka folur për operacionet e policisë në disa qytetet të vendit.

Vija tha se operacionet janë shtrirë në qytetin e Vlorës, Shijak dhe Tiranë, pasi policia po kërkon gjurmë për gjetjen e Ervis Martinajt dhe se policia ka patur indicie që disa persona kanë patur kontakt me të dhe mund të japin informacion më të gjerë për gjetjen e tij.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Çfarë po ndodh në Vlorë?

Vija: Janë zhvilluar disa operacione sa i takon gjetjes së gjurmëve të Ervis Martinajt. Operacione janë zhvilluar në Vlorë, në Shijak, në Tiranë, po kërkojnë gjurmë për gjetjen e Martinajt. Deri tani ka qenë e pamundur për të gjetur Martinajn. SPAK po kryen hetime pas dëshmive të Dumanit, ku një nga personat është edhe Martinaj, i cili është përmendur se ka ofruar 500 mijë euro për eliminimin e Martinajt.

Xhafo: Pse po kërkohet në Vlorë?

Vija: Janë disa pika dhe fakte ku ka dyshime se ka patur kontakt me persona që mund të kenë dijeni se ku mund të jetë Martinaj.

Xhafo: I lirë apo i kapur?

Vija: Këtë nuk e dimë.


Shtuar 11.10.2022 21:21